Ne kliniken italiane Sant Antoni eshte ngritur tashme Qendra e Ekselences Okulistike si nje nga fushat kryesore dhe te para te ndertimit te saj, me nje staf te kualifikuar dhe perkushtuar profesore dhe mjeke italo-shqiptare.
Me gjithe gamen e aparaturave te nevojshme dhe teknologjise me te fundit jane arritur rezultate te shkelqyera ne mbi 40.000 paciente duke zgjidhur te gjitha problemet e tyre. Duke qene se syri eshte organi me i ndjeshem kerkon edhe nje trajtim delikat dhe te vecante.
Numri i personave qe mbajne syze eshte rritur shume vitet e fundit kjo ndoshta edhe per shkak te perdorimit te tepert te mjeteve dhe aparateve teknologjike te cilet demtojne syte tane. Vjen nje moment dhe syzet kthehen ne nje bezdisje ndaj klinika italinane ofron sherbimin e aplikimit me laser per heqjen pergjithmone te tyre.
Oferta per korrigjimin e numrit ( heqjen definitive te syzeve) varion nga 950 euro deri ne 1200 euro per sy. Kjo ne varesi te numrit, lloji te demtimit dhe specifikave individuale te syrit tek pacienti.
Korrigjimi i numrit behet per Miopine ( numri i syzeve qe mbahet gjithmone). Perjashtim ben numri i syzeve per afer qe eshte si pasoje e moshes.
Laseri kryhet me tekniken PRK Eccimeri per korrigjimin e defekteve te refraksionit dhe heqjen e syzeve. Kjo metode konsiston ne ndryshimin e formes se kornese nepermjet aplikimit te lazerit excimer. Persa i perket dhimbjes gjate nderhyrje nuk ndihet asnje shqetesim sepse syri i neshtrohet pikave te anestesikut qe aplikohet disa here.
Paraprakisht ju sygjerojme te beni nje vizite okulistike qe perfshin nje ekzaminim te plote te struktures se syrit dhe per me shume detaje mbi procesin.