Terma & Kushte

  • Abonim 1 vjecar

Pershkrimi

Cfarë është Libraria Ime?

Libraria ime është një bibliotekë digjitale e cila përmbledh kryesisht tekste letrare në gjuhën shqipe, dhe më pak në gjuhën e huaj. Libraria ime ka në fondin aktual 600 vepra dhe synon rritjen e vazhdueshme të këtij fondi.  Ajo përfshin libra të klasikëve botërorë, letërsi shqipe, analiza letrare, tekste filozofike, psikologji, publicistikë, histori, gjuhësi, fjalorë, studime, libra shkollorë, etj.

 

Si funksionon?

Të gjithë personat që kanë një lidhje interneti dhe një pajisje smart, që nga celulari e deri tek smart TV mund të konsultojnë dhe përdorin fondin e librarisë digjitale duke klikuar në www.librariaime.com.

Një kusht tjetër për të patur akses të plotë në këtë fond është regjistrimi në portal, përmes një pagese vjetore prej 1.500 lekësh. Fondi i mbledhur nuk do të përdoret në asnjë rrethanë për qëllime fitimi apo biznesi, ky fond do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes së platformës dhe për pasurimin e mëtejshëm të saj me libra dhe shërbime të ndërlidhura me to. Ky fond do të shërbejë gjithashtu për të mundësuar përdorimin e kësaj platforme pa pagesë për shtresat në vështirësi sociale dhe ekonomike si kategoria e femijeve dhe te rinjve jetimë.

 

Përse një bibliotekë digjitale?

Libraria ime ka nisur si një nevojë e studentëve të lingusitikës për të patur në përdorim materiale parësore për qëllime studimore. Shumica prej tyre nuk kishin mundësi të gjenin materialin e dëshiruar në kohën e duhur. U vu re se një numër i madh studentësh kërkonin një sasi të madhe kopjesh të materialeve nw të njëjtën kohë. Po ashtu në të njëtën kohë stafi i Libraria Ime vërjeti që i njëjti fenomen pengonte të rinjtë të cilët studiojnë në sistemin parauniversitar në Shqipëri.

Rrjedhimisht Libraria ime ka këto avantazhe:

  • Mundësi të përdorimit të të njëjtit material nga shumë përdorues në të njëjtën kohë.
  • Një fond të gjerë materialesh të cilat gjenden në të njëjtin vend, pa sforcuar përdoruesit në një kërkim të lodhshëm për secilin material.
  • Mundësi përdorimi nga kudo që të ndodheni, duke evituar rradhat në bibloteka apo kërkimet në libari të ndryshme vetëm për një
  • Një bibliotekë e tërë ka çmimin e një libri fizik me çmim mesatar.
  • Përparimi në edukim dhe formim. Duke patur edhe libra të tjerë në dispozicion, përveç atyre të cilët iu nevojiten specifikisht, përdoruesit nxiten të thellohet në lexime të tjera dhe autorë të cilët ndonjëherë nuk e kanë të njëjtin popullaritet në publik, por që janë po aq të vlefshëm sa këta të
  • Kjo përparësi ka vlerw sidomos për bashkëatdhetarët tanë jashtë trojeve të Shqipërisë. Ndërkohë që është e vështirë të transportohen libra fizikë në sasi të mëdha nga njëri vend tek tjetri, Libraria ime, mundëson një numër të pakufizuar librash në gjuhën shqipe vetëm në telefonin apo kompjuterin tuaj.
  • Lëvrimi dhe praktikimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve apo emigrantët vetë për të mos humbur aftësinë në gjuhën amtare e cila përbën një pasuri për këdo që e përvetë
  • Një kënaqësi njerëzore për t’u përhumbur në dimensione jetësore të tjera të ofruara nga realitete personale të fantazisë së shkrimtarëve të ndryshëm, e cila përmbushet me një lehtësi të shtuar nga biblioteka digjitale.
  • Ju mund të lexoni kudo që të ndodheni që nga rehatia e shtëpisë e deri në udhëtime të gjata apo duke shijuar pushimet tuaja nga çdo vend.

 

Post a Comment

You may use these HTML tags and attributes:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Biblioteka Digjitale

Abonim vjetor tek Biblioteka Digjitale

1,490 Lekë

2,990

Vlera

50 %

Zbritje

1,500

Kursimi

Nxitoni! Oferta Skadon për:

d.
h.
m.
s.
4 kupona të shitur